Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Austria dhe kancelari i saj, Sebastian Kurz, janë miq të sinqertë të Serbisë.
Ai, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka thënë kështu pasi që ministri serb i Punëve të Jashtme – Ivica Daçiq, në një konferencë për media, bëri shumë vërejtje ndaj Austrisë e njëkohësisht e kishte fyer kancelarin e saj Sebastian Kurz për përkrahjen që ky vend i kishte dhënë Kosovës për t’u pranuar në Interpol.
“Besojmë se Austria është mik i sinqertë. E kuptoj edhe atë që e ka thënë Daçiqi … Mendoj se edhe Sebastian Kurz është mik i sinqertë i vendit tonë. Por Daçiqi ka qenë i rreptë ndaj Kurzit edhe herën e fundi kur ai ka qenë këtu”, ka thënë Vuçiq, përcjell koha.net.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...