Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për Alsat sqaroi mënyrën e subvencionimit të blerjes së veturave që janë ‘euro 5’ si masë për të zbutur ndotjen e ajrit.
Bekteshi tha se të gjithë qytetarët që kanë vetura me standard ‘euro 2’ dhe ‘euro 3’ do të mund të heqin dorë nga ato vetura, me të vetmin qëllim që të blejnë vetura të reja që janë me standardin ‘Euro 5’..
“Si Ministri e Ekonomisë, do t’i ndihmojmë ato qytetarë me një shumë prej rreth 3.000 euro”, tha Bekteshi duke shtuar se qytetarët subvencionimin mund ta bëjnë edhe përmes salloneve të automjeteve të reja por edhe nëpër sallonet importuese të veturave.
Bekteshi tha se secili qytetar që ka veturë nën standardin ‘euro 3’ do të mund të heqë dorë nga ajo veturë dhe të blejë veturë sipas dëshirës së tij, por, siç thotë ministri Bekteshi, me siguri vetura nuk duhet të kushtojë mbi 12.000 euro.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës