Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, nënshkroi sonte në Banjë Llukë dekretet për shpalljen e ligjeve për ndalimin e veprimtarisë së Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, SIPA-së dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor të BiH në këtë entitet.
Këto ligje antikushtetuese u miratuan nga Kuvendi i Republikës së Serbe në një seancë të veçantë të mbajtur më 27 shkurt të këtij viti, shkruan klix.ba.
Ai nënshkroi dekretet pasi Klubi i Boshnjakëve në Këshillin e Popujve të RS vendosi që të mos kërkojë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtyre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të këtij entiteti të BiH.
Kujtojmë se ligjet u miratuan menjëherë pas dënimit të Dodik në Gjykatën e BiH me një vit burg dhe gjashtë vjet të ushtrimit të detyrës si president i RS.
Pritet që, sipas paralajmërimeve, disa politikanë tani të iniciojnë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtyre ligjeve para Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.
Përveç ligjeve që mund të interpretohen si një përpjekje për grusht shteti, Dodik ka nënshkruar gjithashtu dekretet për shpalljen e Ligjit për Plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Serbe dhe Ligjit për Regjistrin e Posaçëm dhe Publikimin e Punës së Organizatave Jo-Fitimprurëse.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë