Një deklaratë e ish kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se serbët në këtë shtet janë produkt i proceseve politike të viteve 90’të, ka nxitur reagime të ashpra në mediat serbe.
“Serbët në Mal të Zi nuk mund të trajtohen si diasporë, edhe atë jo pse shumica e tyre u bënë serbë në proceset politike të viteve 90’të, por para së gjithash sepse ata dhe të gjithë paraardhësit e tyre janë lindur në Mal të Zi”, ka thënë Djukanovic në një intervistë për gazetën Pobjeda.
Në reagimet e ashpra të mediave serbe, Djukanovic paraqitet si një ndër njerëzit që SHBA’të e kishin angazhuar për të shkatërruar Jugosllavinë.
Sipas të dhënave zyrtare, 44,6 përqind e popullsisë në Mal të Zi e konsiderojnë veten malazezë, 28,7 përqind serbë, 8,6 përqind boshnjakë dhe 4,9 përqind shqiptarë./zhurnal.mk/
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...