Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshovski deklaroi se bisedimet e fshehta të Zaevit dhe Buçkovskit me Sofjen zyrtare vërtetojnë se Marrëveshja me Bullgarinë nuk ka zgjidhur problemet mes dy vendeve. Sipas tij, kjo marrëveshja ka hapur probleme të reja.
“Duket se Zaev ka gënjyer, Marrëveshja me Bullgarinë nuk ka zgjidhur probleme, por krijon probleme të reja dhe tani kërkojnë gjëra tjera. Për këtë shkak nuk duhet të fshihet se për çka bisedohet, por duhet të bëhet e ditur në media dhe për qytetarët se në cilat anekse insiston Sofja në kornizën negociuese mes BE-së dhe Maqedonisë”, tha Milloshoski.
Ai kërkoi që Qeveria t’i publikojë bisedimet me Bullgarinë dhe se në të kundërt, protestat dhe bllokimet e rrugëve do të vazhdojnë të paktën deri të premten me mundësi që të vazhdohen edhe më tej.
Ndryshe, sot partia më e madhe opozitare maqedonase protestoi në disa udhëkryqe në Shkup duke bllokuar kështu komunikacionin.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë