Anëtari i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, pritet që të mos kandidojë për president të Maqedonisë, pasi ka njoftuar se si delegat i partisë në konventë do ta mbështesë Vllatko Gjorçevin, i cili dje njofto se do të garojë për president.
Milloshoski thotë se nëse OBRM-PDUKM zgjedh që të garojë me Gjorçevin në zgjedhjet presidenciale, mundësitë që ai të fitojë nga kundër-kandidatët e pushtetit janë të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E vlerësoj Vllatko Gjorçevin si personalitet, pasi angazhohet për promovimin e vlerave familjare si bazë themelore në shoqëri. Dhe si deputet e di shumë mirë çfarë do të thotë të zgjedhet nga qytetarët. Ai ka kapacitet që të t’i jep vlerë shtesë shtetit”, shkruan Milloshoski në Facebook.
Ndryshe, dje Gjorçev njoftoi se do të garojë në konkursin e partisë opozitare maqedonase për kryetar të shtetit, ndërsa kandidati përfundimtar i tyre do të zgjedhet nga delegatët e partisë.
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...