Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës zyrtarisht njoftoi se pas rinumërimit të votave , Millorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, fitoi më së shumti vota për tu zgjedhur nw pozitën e presidentit të Republikës Sërpska.
Dodik, u shpall zyrtarisht fitues i presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës.
Rinumërimit i parapriu raportimi i një mori shkeljesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë.
“Në lidhje me rezultatet origjinale të Zgjedhjeve të Përgjithshme për nivelin e Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Millorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave”, tha presidenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës, Suad Arnautoviq.
Një numërim paraprak pas zgjedhjeve i dha fitoren Dodikut për presidencën e Republikës Sërpska.
Dodik fitoi 48 për qind të votave derisa kundërkandidatja, Jelena Triviç, nga opozita fitoi 43 për qind.
Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve partitë opozitare akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “plaçkitje të organizuar të zgjedhjeve” dhe kërkuan rinumërim.
Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë.
Opozita ka protestuar disaherë me kërkesën që disa persona të ndiqen penalisht, përfshirë edhe Dodikun, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore për shkak të aktiviteteve të tij për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja./REL/
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...
Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës ...
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...