Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski njoftoi sot se partia e tij do të propozojë ndryshime, në përputhje me vërejtjet e Komisionit të Venecias, në mënyrë që Ligji për gjuhët të harmonizohet me Kushtetutën.
Sipas tij, përmes ligjit për gjuhët Zoran Zaev ka dashur të mashtrojë shqiptarët dhe të marrë më shumë vota. Ai thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një strukturë e paligjshme ligjore.
“OBRM-PDUKM do të paraqesë ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili kryesisht do të përmbajë vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë. Një ligj antikushtetues ta bëjmë kushtetues, por në frymën e praktikave evropiane të përfshira në vërejtjet e Komisionit të Venecias”, tha Mickoski.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...