Përgjegjës për skandalin e përgjimit në prokurori është Zoran Zaev, i cili që për një vit e gjysmë është kryeministër dhe kontrollon qeverinë qendrore dhe atë lokale, ka shkruar në rrjetin social Facebook lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosi.
“Përulje dhe shantazhe ndaj prokurorisë dhe gjyqësisë. Të shtëna, vrasje, kriminelë të liruar, Maqedonia u shndërrua në një shtet të krimit, e mbështjellur me të zezë, një shtet ku njerëzit në pushtet po shkatërrojnë dhe duan të udhëheqin me jetën tonë. Lajme skandaloze u deklaruan dje. Prokuroria dhe gjyqësia po përgjohen. Kjo do të thotë se diku dikush që sot është qeveri dërgon një mesazh, gjykatësit dhe prokurorët i ka në dorë, me biseda të regjistruara, shantazhe, kanë nevojë për nënshtrim të urdhrave politike, ndërsa drejtësia anashkalohet”, shkruan Mickovski, njofton telegrafi maqedoni
Micksoki gjithashtu shkruan se, dje dolën me informacion rreth përgjimit të prokurorisë dhe gjyqësorit, ndërsa kryeministri Zaev u përpoq që të transferonte përgjegjësinë çka vetë tregon se po largon mizën nga kapela. Ai shtoi se faktet janë se përgjimi ka filluar që nga viti 2016, ndërsa që nga 2 shtatori i vitit 2016 ministër i Brendshëm ka qenë Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së.
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...