Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dy ditët e fundit ishte në Budapest, ku u takua me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili është përkujdesur për strehimin e ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, që tashmë ka përfituar strehim politik.
Mickoski i pyetur nga gazeta “Nezavisen” se a është takuar me Gruevskin gjatë qëndrimit në Budapest ai ka dhënë këtë përgjigje: “Me Gruevskin s’kam kontakt që nga periudha kur Qeveria e LSDM-së i mundësoi të arratiset nga vendi”. Mickoski përpos në Budapest vizitën e tij e vijoi edhe në Vjenë, ndërsa në Kroaci do të kalojë pushimin veror. (INA)
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...