Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorin grek Dimitris Janakakis, ku diskutuan për zgjedhjet e ardhshme si dhe “perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe problemet që përballet vendi ynë”.
Në deklaratën e partisë nuk thuhet nëse Mickoski dhe Janakakis kanë biseduar në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe qëllimin e OBRM-PDUKM-së për ta rishikuar nëse do të vinte në pushtet.
“Problemi kryesor me të cilin përballet Republika e Maqedonisë, Mickoski ka nënvizuar problemin e korrupsionit të lartë, ai kujtoi se në vendin tonë ka një seri aferash të pazgjidhura kriminale që përfshijnë strukturat më të larta të qeverisë. Ai theksoi se mosndëshkimi për krimin dhe korrupsionin pengon integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...