Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka mbajtur konferencë për shtyp pas miratimit të Ligjit të gjuhëve, nga deputetët e shumicës parlamentare.
Ai tha se partia e tij do të dorëzojë padi penale për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkak se sipas tyre, ai ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot kishim shkelje flagrante të Kushtetutës. Zaev dhe LSDM dëshmuan se duan që të na çojnë drejt humnerave. Marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së nuk pranohet nga qytetarët. Joligjshmëria është bërë detyrë dhe parim në këtë vend. Qeveria refuzoi që ligji të përmirësohet dhe nuk diskutoi për amendamentet e tona. OBRM-PDUKM-ja do të ngrit padi penale ndaj Talat Xhaferit, për shkelje të Rregullores së Kuvendit, gjithashtu do të dorëzojmë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj antikushtetues. Maqedonia është e fortë, ndërsa fuqia është tek populli, ne mbetemi në të mirën e qytetarëve”, tha mes tjerash Mickoski.
Përndryshe, sot me 64 vota “për” për herë të tretë u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.
https://www.facebook.com/vmromakedonija/videos/10156427480614260/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...