Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e grave të kësaj partie tha se “Maqedonia është në udhëkryq të madh dhe besoj fuqishëm se do të zgjidhet rruga e vërtetë. Maqedonisë i duhet kryetare. Erdhi koha kur një profesoreshë e fortë si profesoresha Siljanovska do ta mbrojë drejtësinë dhe interesat shtetërore”.
“Presidentja do ta vë ligjin dhe drejtësinë, që do të luftojë për ligje sipas Kushtetutës, që do të ndërtojë diplomaci të bazuar në kompetenca. Kryetarja do të jetë ekuilibër mes pushteteve, do të luftojë për çështjet ekologjike.Do të punojë për të shfuqizuar privilegjet e pushtetit, presidente që do të jetë zëri juaj në politikë”, tha Mickoski.
Qëllimi i OBRM-PDUKM-së, thotë kreu i kësaj partie, është fitorja në zgjedhjet presidenciale.
“Fitore e drejtësisë me çdo kusht, fitore pavarësisht nga tmerri. Fitore pa dallim se sa e vështirë do të jetë, sepse pa fitore nuk ka mbijetesë. Sot shkojmë për fitore, do të fitojmë fuqishëm dhe bindshëm”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...