Profesoresha Gordana Siljanovska Davkovka është zgjedhur kandidat për kryetar shteti nga OBRM-PDUKM.
Ajo me 408 vota mori mbështetjen e partisë më të madhe maqedonase opozitare.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në rrjetin sociale “Facebook” shkroi “Urime profesoreshë! Shkojmë në fitore të përbashkët, të bashkuar dhe të fuqishëm, për Maqedoninë”.
Ndërkaq kandidati tjetër Vlladimir Gjorçev tha se ai nuk është i zhgënjyer nga vota dhe se do të mbështes Siljanovskën për të fituar në zgjedhjet presidenciale, për shkak se duhet në OBRM-PDUKM nuk ka armiqësi dhe se LSDM duhet të mposhtet.
Në garë për kandidat për kryetar shteti, përveç Gordana Siljanovskës ishin edhe 8 kandidatë tjerë të partisë.
https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1168169256691865
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...
Benita reagon pas gjysmëfinales: Jam në gjendje të rëndë emo...
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...