Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski sot nëpërmjet një reagimi, ka thënë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e udhëhequr nga Zoran Zaevi po vazhdon të gënjej.
Sipas tij, pas paralajmërimeve euforike për rritjen e pagës mesatare për muajin e parë të vitit 2018, e kundërta erdhi menjëherë në muajin e dytë të vitit 2018, ku paga mesatare neto ka përjetuar rënie ekstreme.
“Nuk ka dëshmi më të madhe për cunamin ekonomik të Qeverisë me rënien e pagës mesatare neto të paguar. Edhe zyrtarisht paga mesatare 500 euro është një gënjeshtër dhe premtim i pa arritshëm i kryeministrit Zoran Zaev”.
Mickoski gjithashtu ju drejtohet nëpërmjet këtij reagimi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke thënë se jeta e qytetarëve çdo ditë vetëm se po bëhet edhe më e vështirë, kurse Qeveria s’ka plan, dhe kjo duhet patjetër që të përfundoj.
“Edhe përskaj situatës katastrofale ekonomike dhe cunamit katastrofal mbi politikat ekonomike, qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk duhet që të humbin shpresën, sepse po vjen një frymë e re, shpresë e re, dhe energji e re në Republikën e Maqedonisë”. /TV21
https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/videos/957047384470721/
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...