Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë për situatën me pandeminë COVID-19. Ai thotë se “të kesh Qeveri të paaftë, është rrezik i njëjtë sikur virusi”.
Mickoski apeloi sërish që nga puna të lirohen të sëmurët kronikë që janë të angazhuar në sektorin privat dhe atë publik.
“Duke i parë rezultatet e sotme nga menaxhimi me coroanvirusin, dua ta ndaj me ju shqetësimin tim. Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të keqe se sot. Humbjet e të afërmve tonë, fqinjëve dhe miqeve, për ministrin dhe kryeministrin janë vetëm statistika ditore”.
“Spitalet po mbushen, personeli mjekësor është i stërlodhur. Kjo është humbje e madhe e shtetit, ndërsa çmimin e paguajnë qytetarët. Nuk ka termine të mjaftueshme për testim, ndërsa Filipçe thotë se qytetarët vonë paraqiten për trajtim mjekësor”, tha mes tjerash Mickoski.
Ai i ftoi qytetarët që t’i respektojnë masat dhe të mbrohen nga virusi./Telegrafi/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...