Kryetari i OBRM-PDUKM-së-së njoftoi sot se përfaqësuesit e partisë së tij do ta vazhdojnë të marrin pjesë në grupet e punës për ligjin e Prokurorisë publike, edhe pse e lëshuan takimin një ditë më parë.
Ai tha se partia e tij është e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ka vullnet edhe nga LSDM-ja kjo mund të arrihet.
Mickoski shtoi se do të marrin pjesë në diskutimin publik për ligjin që pritet të mbahet javën e ardhshme dhe do t’i parashtrojnë vërejtjet e tyre rreth propozim ligjit.
Ai duke komentuar deklaratën e Joveskit që ligji është i mirë, tha se me siguri, kryeprokurori tashmë ka marrë direktiva të tjera për ta lavdëruar ligjin, për dallim prej herës së kaluar që e kishte kritikuar.
Këto komente Mickoski i bëri pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel të cilit ja ja bërë të ditur se duhet të ketë”ose drejtësi për të gjithë, ose aspak drejtësi”.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...