Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për “24 Otvoreno” tha se mund të gjendet zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike me LSDM-në, dhe thekso se po punojnë intensivisht për këtë, edhe pse kanë takime zyrtare, duke komunikuar në nivelin e dokumenteve të shkëmbyera midis dy palëve.
“Ne dëshirojmë që opinioni të dijë në mënyrë transparente se çfarë po ndodh. Ne jemi duke negociuar. Ne mund të arrijmë marrëveshje edhe gjersa vazhdon emisioni”, tha Mickoski.
Ai deklaroi se propozimi i parashtruar fillimisht ishin marrë prova materiale në mënyrë të paligjshme dhe pyeti pse askush nuk e kishte hetuar ato dhe dyshoi se ishte një marrëveshje politike midis elitave të tjera politike dhe jo me OBRM-PDUKM-në.
“Kur flasim për parime, ne po thoshim atëherë dhe tani që materialet e marra në mënyrë të paligjshme nuk mund të përdoren si prova. Në konfirmim të kësaj, keni pasur dëshminë e Verushevskit i cili thotë se ai, si përgjegjës për siguri në LSDM, ka marrë materiale të caktuara dhe i ka dërguar te kryetari i atëhershëm Crvenkovski dhe Zaev. Ju kujtohet thënia e Zaevit ku ai tha se i kishte gjetur këto materiale të hedhura në oborrin e shtëpisë së tij?”, tha Mickoski./Telegrafi/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...