Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për portalin Kurir mohon të ketë përkrahur Marrëveshjen me Bullgarinë në takimin me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.
“Kisha takim konstruktiv me Borissovin me kërkesë të tij. Takimin e pranova me kënaqësi, për shkak se besoj është e nevojshme që të ndërtohen ura të bashkëpunimit, dhe të mos krijohen konflikte. Në takim u bisedua për temat aktuale në Maqedoni, në Bullgari, me theks të veçantë për të ardhmen, por gjithashtu edhe për temat që janë pjesë e të kaluarës”, tha Mickoski.
Ai në intervistë sqaron se për disa nga këto tema ka pasur qëndrime të kundërta dhe se nuk është dashur të incizohet takimi në fillim për shkak se ka biseda joformale mes bashkëbiseduesve ndërsa LSDM e përdor për akuza të pabaza dhe për krijim të lajmeve të rreme.
“Askund në takim nuk e përmenda marrëveshjen”, tha Mickoski./Telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...