Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk e mendon mirë fqinjin e tij dhe aq më pak respekton vlerat evropiane. Të dyja marrëveshjet thonë se shtetet anëtare duhet të na mbështesin pa kushte. Maqedonia askujt nuk i sfidon asgjë dhe ne nuk duam të na sfidojnë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel, theksoi se bashkëpunimi bilateral është kyç kur flitet për bashkëpunimin ekonomik, turizmin, shkëmbimin e aftësive të njohurive, arsimin etj. dhe sepse këtu ai proces ka vlerë të shtuar.
“Nëse bëhen bisedime dhe negociata dypalëshe për çështje identitare, atëherë ai proces nuk mund të përfundojë me sukses këtu, sepse lidhet me emocionin, e jo me racionalitetin. Çdo proces që lidhet me emocionin nuk mund të jetë një proces që do të bazohet në progresin, cilësinë dhe dhënien e rezultateve.
Prandaj kërkova që t’i lëmë mënjanë çështjet emocionale dypalëshe dhe t’i lexojmë marrëveshjet si duhet. Të dyja marrëveshjet thonë se shtetet anëtare që janë palë e dytë, Greqia në njërën, Bullgaria në tjetrën, duhet të na mbështesin pa kushte. Askund në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë nuk ka një seksion që na detyron për ndryshime kushtetuese. Duhet t’i shikojmë gjërat drejt, të shikojmë të vërtetën në sy, e jo ashtu siç na konvenon neve”, tha kryeministri Mickoski./Telegrafi/
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...