Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në konferencë për shtyp tha se ky është akt i tradhtisë dhe për këtë duhet përgjegjësi.
Mickoski kërkoi që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, në të cilat tha se do t’i mposhtin ata që ndryshuan emrin e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Partia jonë nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues.Theksojmë se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë joligjore, jotransparente dhe kundër ligjeve. Me kërcënime dhe me presione. Ndryshimi i emrit, arsimit, historisë, kulturës është vendim i 81 deputetëve dhe jo vendim i joni. Ky është akt i tradhtisë”.
“Me marrëveshjen e Prespës bëhet dëm i madh mbi shtetin e Maqedonisë. OBRM-PDUKM do të bëj gjithçka që kjo padrejtësi të kthehet”.
“Maqedonia me Zaevin vetëm po humb dhe derisa këto njerëz janë në pushtet, Maqedonia do të vazhdojë të humb. Për këtë kjo duhet të ndalohet dhe dërpritet. Për shkak të kësaj, OBRM-PDUKM kërkon lëshim të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale. OBRM-PDUKM do të fitojë dhe vullneti i popullit do të përmbushet”, tha mes tjerash Mickoski.
I pyetur nga gazetarët se si do të veprojë partia e tij në të ardhmen në Kuvend, ai tha se këtë do ta shqyrtojnë brenda partisë
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë