Kryeministri i RMV-së dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se Maqedonia ka zgjedhur drejtim, jo parti.
Ai thotë se ky është fillimi i energjisë së re, duke shtuar se që në rrethin e parë kanë fituar mbi 3o komuna.
“Kemi një fitore në mbi 30 komuna në raundin e parë. Ne kemi treguar se politika mund të ketë një fytyrë të re, pa zemërim, pa fyerje, dhe qytetarët e kanë njohur këtë”, tha Mickoski.
Ai shtoi se ata kanë edhe një fitore në komunat ku LSDM më parë qeveriste, duke përmendur Strumicën si shembull.
“Kemi pritur për këtë ditë për njëzet vjet, njëzet vjet”, tha ai për Strumicën.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë në raundin e dytë, shkruan Portalb
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...