Në fjalimin e tij, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se në e premtja e zezë nuk është e zezë vetëm për shkak se u bënë ndryshimet kushtetuese, por në këtë tradhti, siç e quan ai morën pjesë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Mickoski ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së ju tha se kanë tradhtuar Maqedoninë dhe anëtarët e kësaj partie që i bënë deputet duke i pyetur pse nuk qëndruan edhe pak deri sa Zaevi të mbarojë me karrierën e tij politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai akuzoi deputetët se nuk dhanë mundësi ta fitojnë Zaevin në zgjedhje, në kohën kur ai ishte gati për humbje.
“Nuk ikin zgjedhjet, do ta fitojmë bashkërisht me popullin”, tha Mickoski duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja do t’i fitojë të gjithë së bashku.
Mickoski ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe intelektualëve në Maqedoni të bashkohen dhe të aktivizohen në mbrojtje të Maqedonisë deri në fitore.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...