Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në takimin e sotëm me ambasadorin e Republikës së Francës, Christian Thimonier shprehu përkushtimin e BDI-së për formimin e një qeverie reformuese që do të vazhdojë hapërimin e shpejtë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mexhiti e njoftoi kreun e diplomacisë franceze për opsionet e mundshme për përmbylljen e krizës si dhe stabilizimin politik të vendit, njofton AIM.
Në sferën e pushtetit lokal, nënkryetari Mexhiti e njoftoi ambasadorin francez me situatën e krijuar dhe pasojat juridiko-ekonomike duke shprehur nevojën sa më të shpejtë të zhbllokimit të pushtetit lokal dhe masat e ndërmarra në këtë drejtim.
Në shenjë falënderimin për angazhimin diplomatik në procesin e tejkalimit të krizës politike, Mexhiti i dhuroi Thimonier-it një pllakatë përkujtimore të Nënë Terezë si simbol i paqes dhe humanitetit njerëzor.
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...