Pasi Maqedonia dhe Greqia arritën një marrëveshje për emrin, reagon edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Sipas Metës ky lajm i mirë vjen si një perspektivë e qartë euroatlantike për rajonin.
“Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë.
Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik dhe që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”, shkruan Meta.
Sot kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshjen për emrin, Republika e Maqedonisë së Veriut do të quhet tashmë ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Tashmë pritet që marrëdhëniet mes dy shteteve të kalojnë në një tjetër fazë, në kohën kur Maqedonia ashtu si Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...