Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir meta dhe zëvendës-ndihmësja e Sekretarit në Byronë për Çështje evropiane dhe euro-aziatike të departamentit shtetëror të ShBA-ve, në takimin e sotëm në Tiranë, mes tjerash, kanë biseduar edhe për referendumin në Maqedoni të 30 shtatorit.
Qëndrimi i përbashkët i dy bashkëbiseduesve është se rezultati pozitiv i referendumit është i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Meta e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë se Shqipëria ju ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të dalin dhe të votojnë “për” në referendum duke shtuar se dëshiron që 1 tetori të hap perspektivë të re në integrimin euroatlantik të Maqedonisë.
Meta dhe Millard kanë biseduar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si dhe reformat e ndërmarra të Shqipërisë për përforcimin e shtetit ligjor.
Tre të rinj vdesin pas një aksidenti në rrugën Gjirokastër-T...
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjilan
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...