Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko sërish i ka bërë thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë që të regjistrohen sa më masovikisht.
“Shqiptarët janë një popull i refuzuar. Një popull të cilit i janë refuzuar të drejtat.Shqiptarëve i është refuzuar edhe numërimi.
Numërimi për Shqiptarët nuk është një proces burokratik, është një proces i cili ka të bëjë me të drejtat,në shtetin e tretë i cili ka më shumë shqiptarë në trojet e veta.
Ashtu siç thoshte Çajupi:Shqiptarë mos rrini, por dukuni.
Kam vetëm një lutje, ju lutem, ju lutem, të numëruarit si shqiptar sot nuk është një proces burokratik, por është një akt i madh patriotik”, është shprehur Majko. (INA)
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...