Mos ardhja e mërgimtarëve për një kohë të gjatë në vendlindje si pasojë e pandemisë, bëri që rajoni i Pollogut të duket i boshatisur. Por javës së fundit, gjallëria është kthyer në qytet.
Me ardhjen e mërgimtarëve, edhe bizneset kanë filluar të frymojnë më lirshëm.
Megjithatë si çdo herë, autoritetet komunale pa zgjidhje për mungesën e vendeve për parkim. Nga Sektori i Punëve të Brendshme, me ardhjen e mërgimtarëve, kanë shtuar dhe masat e sigurisë në komunikacion.
“Presim që numri të rritet ende më shumë deri në fundjavë, kështu që, apelojmë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore të komunikacionit. Me veturat e tyre të dalin vetëm sipas nevojave që t`iu japim një mundësi më tepër mërgimtarëve që të kenë hapësirë më të madhe për t’u parkuar sepse e dimë se sa është kapaciteti i Tetovës me parkingjet”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
“Në mungesë të vendeve të nevojshme të parkimit, Komuna e Tetovës ka hapur dyert e oborreve të disa shkollave me qëllim të lirimit të qytetit dhe më tepër vendeve për parkim për mërgimtarët”./alsat
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...