Policia kufitare malazeze ka gjetur dhe ka konfiskuar 100 emblema të rrejshme të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë (IPA).
Emblemat janë transportuar në mënyrë të paligjshme në Mal të Zi dhe ato, siç dyshohet, është dashur t’i marrë konsulli i nderit rus Borivoje Gjukiq.
Të mërkurën, siç shkruan e përditshmja Pobjeda, rreth orës një pas mesnate, në vendkalimin kufitar Dobrakovo, në autobusin me targa serbe është gjetur një pako me fletëdalje të rrejshme policore.
Raportohet se policia kufitare dyshonte se Asociacioni Ndërkombëtar Policor po shpërndante ilegalisht emblema të një organizate nga Serbia në Mal të Zi.
Në emblemat IPA që janë konfiskuar, në bexhin policor, ishte e gravuar mbishkrimi “Russian section”.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...