“Bashkimi Evropian me siguri do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër”, Keshtu shkruan Bloomberg, duke iu referuar burimeve te veta.
“Në dritën e përparimit të arritur me reformat”, mbledhja e ministrave të BE në Luksemburg në 15 tetor do të vendose “të hapin negociatat e pranimit” per Tiranen dhe Shkupin, shkruan media e huaj.
Sipas medias amerikane, një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka.

Qeveritë e BE-së perëndimore janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj, ne zonen ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...