Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Francë është rritur sot në mbi katër milionë, pasi që ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 25.229 raste të reja.
Franca që sot ka regjistruar 4.1 milionë raste të reja, është e gjashta në botë sa i përket COVID-19, menjëherë pas Britanisë së Madhe, e cila ka pasur mbi 4.24 milionë raste të infeksionit me coronavirus.
Numri i pacientëve me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv në Francë është rritur sot për 41 në 4.033, duke tejkaluar numrin e 4 mijë rasteve nga 26 nëntori i vitit të kaluar, në prag të përfundimit të izolimit të dytë të Francës.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka raportuar 64.809 raste të vdekjeve nëpër spital, përkatësisht 223 raste të reja në 24 orët e fundit. E numri total i të vdekurve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 90.095. /Telegrafi/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...