Një rast tragjik ka ndodhur në Ohër sot ku është gjetur i vdekur një 80 vjeçar i cili ka qenë pacient i klinikës për kardiologji në këtë qytet.
Bëhet fjalë për pacient të kësaj qendre shërimi dhe mësohet se ka dalë për rehabilitim në bregun e liqenit të Ohrit, më saktësisht tek plazhi ”Fiesta” në ”Shën Naum”.
Nga SPB Ohër nuk kanë më shumë informacione për mënyrën se si ka ardhur deri tek rasti tragjik por për momentin janë duke mbledhur informacione nga dëshmitarët që kanë qenë në plazh.
Përndryshe, kjo është viktima e dytë e kësaj sezone në këto ujëra. Më herët një i ri nga Gostivari mbeti i vdekur si pasojë e ngufatjes.
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...