Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë sot do të jetë nikoqire e Mbledhjes ministrore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe eurokomisari Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni,
Siç informon MPJ, kjo mbledhje prezanton takimin joformal të ministrave për punë të jashtme të vendeve ballkanike të përfshirë në të ashtuquajturën ‘Procesi i Berlinit’. Në mbledhje do të bisedohet çështja nga fusha e bashkëpunimit rajonal në segmente të ndryshme, por me theks të veçantë sfidave të përbashkëta rajonale.
Në kuadër të mbledhjes do të nënshkruhen dy marrëveshje në mes Komisionit Evropian dhe insititucioneve financiare ndërkombëtare-Bankës evropaine për ripërtëritje dhe zhvillim dhe bankave tjera, përmes të cilave do të financohen projekte që do të realizohen në rajon, thuhet në kumtesë.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...