Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, kur kishte lëvizshmëri para selisë së OBRM-PDUKM-së, pas përfundimit të procesit zgjedhor, mbizotëron heshtje.
Jashtë nuk ka qytetarë, as aktivist madje as funksionarë. Gjithashtu edhe video në të cilën shfaqeshin pamje nga TV Nova, nën pronësi të Sead Koçan janë ndërprerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Brenda selisë ndodhen vetëm ekipet e gazetarëve të cilët presin të paraqiten përfaqësues të partive. Ndërsa nga OBRM-PDUKM për Nova TV deklaruan se nuk e dijnë kur do të mbahet konferencë.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pasi realizoi të drejtën e votës deklaroi se sot ka mbizotëruar atmosferë jodemokratike, me kërcënime mbi qytetarët.

Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut