Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka dorëzuar udhëzim tek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend, që të jenë të kujdesshme gjatë përzgjedhjes së operatorëve turistik, të cilat do të realizojnë ekskursionet e nxënësve, i cili është pjesë e procesit edukativo-arsimor.
MASH njofton se udhëzimi është dorëzuar për shkak të ngjarjeve të aksidenteve të fundit të komunikacionit, të cilat kanë përfunduar me fatalitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në udhëzim përveç theksit që është vendosur në respektimin e rregullave për organizimin e ekskursioneve, MASH ka theksuar edhe kriteret dhe kushtet që subjektet operative duhet t’i respektojnë.
“Kujdes i veçantë duhet të ketë edhe në përmbushjen e kushteve për transport të grupeve të fëmijëve në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacion dhe Rregulloren për kërkesa të veçanta teknike të makinave që bartin nxënës”, thonë nga MASH.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...