Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se që nga fillimi i vitit shkollor deri sot, është rritur numri i nxënësve që e ndjekin mësimin online për 17 përqind, gjegjësisht ka arritur në 87 përqind.
“Falë vendosjes së mënyrës për mësim nga distanca, mësimi realizohet me sukses në kohë pandemie. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose internet, orët emetohen nëpërmjet Radio-Televizionit të Maqedonisë, ndërsa mësuesit kanë për detyrë t’u dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur avancimin e tyre”, thonë nga MASH.
Ata më tej shtojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe vetëqeverisjet lokale, si dhe punojnë për të siguruar kushte për funksionimin e pandërprerë të arsimit online.
MASH gjithashtu ju bënë apel mësuesve që janë me prezencë fizike në mësim, t’i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19./telegrafi
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...