Kush është tradhëtari e kush patrioti?! VMRO DPMNE dhe LSDM vazhdojnë akuzat e ndërsjella rreth Marrëveshes për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.
“LSDM hoqi dorë nga populli i vet. Për vetëm një vit, qeveria e LSDM-së, me Zoran Zaevin në krye e fshin historinë shekullore maqedonase, por edhe e rrezikon të ardhmen e një kombi të tërë”- akuzon VMRO DPMNE. Partia e Mickovskit, pretendon se me nënshkrimin e marrëveshjes, Zaev ka heq dorë nga emri maqedonas, identiteti dhe gjuha maqedonase, prandaj sipas kësaj partie nënshkrimi kësajmarrëveshje nënkupton kapitulimin e një populli në historinë botërore.
“Maqedonasit nuk do të mësojnë më histori maqedonase por histori të aprovuar nga komisionet greke. Kjo marrëveshje e paraqet Maqedoninë si një tregim të ri të sajuar artificialisht.”- thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.
Mirëpo, LSDM hedh poshtë pretendimet e VMRO DPMNE-së.
“Edhepse Marrëveshja është publikuar, VMRO DPMNE në opozitë guxon të gënjejë opinionin dhe të nënçmojë inteligjencën e qytetarëve. Në marrëveshje qëndron qartë se prioritet u jepet endonimeve” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Partia e Zaevit, fton VMRO-në që t’i bashkangjitet procesit për zgjidhjen e kontestit dhe t ëmos e frenojë të ardhmen e Maqedonisë.
“Në interest ë qytetarëve dhe shtetit, VMRO DPMNE duhet të ndalojë me lajmet e rrejshme dhe të përfshihet në procesin që siguron zgjidhje për kontestin 25 vjeçar, që përforcon dhe mbron identitetin, veçantitë dhe gjuhën maqedonase.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale