Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, menjëherë pas miratimit nënshkroi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për emrin dhe e dërgoi në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili duhet ta dekretojë.
Presidenti Ivanov ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar. Ai gjatë ditëve të kaluara kumtoi, ndërsa sot edhe përsëriti se nuk do ta mbështesë, e as do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse, sipas tij, është e dëmshme, transmeton Alsat M.
Nëse Ivanov e përdorë të drejtën e vetos, marrëveshja sërish shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë “për”. Marrëveshja, në atë rast, sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar