Trupat më të lartë partiakë të LSDM-së dhe të BDI-së sot duhet ta konfirmojnë marrëveshjen për formimin e koalicionit qeveritar që dje e arritën liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
LSDM-ja do të mbajë seancë të Këshillit qendror sonte në ora 20:00, ndërsa paraprakisht pritet të mblidhen edhe anëtarët e Këshillit ekzekutiv.
Lideri i partisë dhe mandatar Zaev dje në një deklaratë për mediumet pas takimit me Ahmetin paralajmëroi se për marrëveshjen e arritur do të referojë para organeve më të larta të partisë, ndërsa do t’i informojë edhe partnerët nga koalicioni “Mundemi”, si dhe PDSH-ja, të cilët do të përfshihen në koalicionin qeveritar. Një pjesë e koalicionit “Mundemi” janë partitë Besa, Partia liberale-demokratike, RDM etj.
BDI-ja tani më paralajmëroi se për në ora 18:00 në Tetovë është caktuar takim i Këshillit të përgjithshëm të partisë në të cilën do të bisedohet për zgjedhjet më 15 korrik, ndërsa Ahmeti do të informojë për marrëveshjen për koalicion me LSDM-në. Pas takimit është paralajmëruar deklaratë e Ahmetit.
Përveç se Talat Xhaferi mbetet kryetar i Kuvendit, tani për tani zyrtarisht nuk zbulohen vendimet personale për vendet e ministrave,
Shumica në Parlament, me votim për zgjedhjen e kryetarit, pritet të konfirmohet më së voni deri të premten. Xhaferi ende nuk është deklaruar kur do ta caktojë vazhdimin e seancës konstitutive./alsat
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh