Maqedonisë do t`i duhen 30 vite për t`iu afruar standardit jetësor të BE-së edhe atë vetëm nëse vendi realizon rritje prej 4.5 përqind, ndërsa në Bashkimin Evropian rritja të jetë 0.5 përqind. Me rritje prej 2 përqind, banorët e Maqedonisë do të jetojnë si evropianët pas 60 viteve.
Banka botërore sugjeroi që pushteti të fokusohet në shpejtimin e aktivitetit ekonomik, ndërsa firmat të rriten së paku për 6 përqind.
GDP për banor tash është vetëm një e treta e nivelit evropian dhe për këtë arsye është e patjetërsueshme që sektori privat të krijoje vende të reja të punës.
Edhe pse papunësia po ulet, megjithatë thuan nga Banka Botërore, papunësia te të rinjtë është më e larta në Evropë, borxhi publik është dyfishuar nga viti 2008 me tendenca që të rritet edhe në të ardhmen. Në R.M. deficiti është në mënyrë konstante i lartë nga viti 2012 e këndej, transmeton zhurnal.mk
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...