Prokuroria Themelore Publike Kumanovë sot dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 31 vjeçarit nga fshati Nikishtan i Shkupi i cili dyshohet për veprën penale për drogë.
Sipas njoftimit të PTHP-së, ai më 2 shkurt, në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar në Tabanoc, pa autorizim ka mbajtur drogë narkotike – heroinë.
“Në autobus me tabela të Shkupit, pronësi e agjencisë turistike që ka pasur relacionin Shkup – Koper në Slloveni, i dyshuari në pjesën e lartë të bagazhit, në paketim ka pasur gjithsej 1.091 gram heroinë”, sqarojnë nga policia.
Ata shtojnë se prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Kumanovës ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa gjykatësi i caktoi paraburgim prej 30 ditëve./Telegrafi/
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...