Sot do të mbahet seanca e 54-të e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rend dite të së cilës është Projektbuxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në lexim të dytë.
Debati për Projektbuxhetin e ndryshuar në seancë plenare zgjat pesë ditë.
Pas debatit rreth amendamenteve në komisionet në Kuvend, Qeveria ka pranuar 23 nga numri i përgjithshëm i amendamenteve.
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi ndryshime në Buxhetin për rritjen e mjeteve në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë në vlerë prej 250 milionë denarë për realizimin e aktiviteteve programore të Radio Televizionit të Maqedonisë.
Përmes ndryshimeve parashikohet edhe rritja e mjeteve në Gjykatën Kushtetuese në vlerë prej një milion denarë për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues dhe rritja e mjeteve në Policinë Financiare në vlerë prej një milion denarë./telegrafi/
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...