Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancë e djeshme janë pajtuar me gjendjen momentale epidemiologjike në shtet.
Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektuese solli konkluzion që të lejohet organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, kurseve, takimeve, punëtorive, konferencave dhe ngjashëm, në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50 për qind mbushje të kapacitetit të hapësirës.
“Lejohet hyrja në çfarëdo lloj objekti të llojit të hapur dhe të mbyllur, objektet hotelierike (kafiteri, restorante, bare, klube nate – diskoteka), në objektin hotelierik/pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekte të tjera për akomodim), në pompat e benzinës, në kasino dhe bastore, në objekte të tjera të cilat në kuadër të së njëjtit japin shërbime hotelierike, në objektet hotelierike të cilat janë të regjistruara për festa (ahengje, dasma, ditëlindje, seminare, trajnime, kurse, takime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore apo sportive), vizitorëve/mysafirë/persona, me posedimin dhe shfaqjen e njërit prej dokumenteve vijuese”, njoftuan nga Qeveria./arbresh.info/
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...