Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.630 testime dhe janë regjistruar 152 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë 58, Kumanovë 5, Dibër 2, Shtip 5, Prilep 4, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Manastir 5, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 6, Strumicë 14, Koçani 18, Probishtip 1, Berova 4, Valladova 4, Dellçeva 3, Sveti Nikole 3 dhe Kërçova 2, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot ISHP-ja regjistroi edhe 126 pacientë të shëruar dhe dy pacientë të vdekur. Prej tyre një pacient është nga Ohri (77) dhe tjetri nga Radovishi (62).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 17.200, numri i të shëruarve 14.312 dhe numri i të vdekurve 712.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 2.176 raste aktive, ndërsa Shkupi mbetet qyteti me më së shumti raste aktive, me 625.
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...
KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...