Është pranuar amendamenti i Aleancës për Shqiptarët që edhe Republika e Kosovës të shtohet në Kushtetutë si shtet fqinj i Maqedonisë.
Ky ishte Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASH-ja ku kërkohej që të shtohen “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, raporton agjencia INA.
Në arsyetimin ata mes tjerash thuhej se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.
Nga ASH kërkuan që në pjesën e shtetësia ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë