Sipas llogaritjeve të bazuara në Statista Market Insights dhe të dhënat e popullsisë së Bankës Botërore, industria e mjaltit në Kinë fitoi 17 dollarë për banor në vitin 2021.
Kështu, përveçse vendi që prodhon më shumë mjaltë në botë, Kina është gjithashtu lider në të ardhurat për kokë banori.
E dyta është Kanadaja, e cila siguron 9.8 dollarë nga industria e mjaltit dhe Maqedonia është në vendin e tretë me të ardhura prej 9.4 dollarë për banor nga prodhimi i mjaltit.
Indonezia dhe Vietnami renditen në vendin e gjashtë dhe të shtatë me të ardhura për kokë banori prej 6,5 dhe 6,0 dollarë respektivisht, duke reflektuar rëndësinë e tregjeve aziatike për prodhimin global të mjaltit.
Në vitin 2021, pothuajse gjysma e mjaltit në botë vinte nga vendet e këtij rajoni gjeografik.Sipas vlerës totale të tregut në mbarë botën, mjalti zë 28% të të ardhurave totale globale prej 145 miliardë dollarësh.
Ndërsa ëmbëlsuesit artificialë si sakarina ose stevia kontribuojnë me 21.7 miliardë dollarë, sheqeri është përgjegjës për 82.3 miliardë dollarë.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...