Opozitarja maqedonase OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe.
Sipas tyre Maqedonia është në fund të listës botërore për persona të vaksinuar. Ndërsa sipas të dhënave të “Blumberg”-ut Maqedonia është në vendin e 118 nga 122 shtete.
“Për shkak të paaftësisë së Venko Filipçes Maqedonia çdo ditë ka numër të madh të të infektuarve të rinj me Covid-19, mbi 3.400 qytetarë kanë vdekur deri më tani, pacientë largohen nga ordinanca me mungesë të organeve, ndërsa vaksina nuk ka as për ilaç. Por sikur kjo të mos mjaftonte, doli edhe një skandal nga një sërë skandalesh që ministri i Shëndetësisë dhe mjek me profesion shihet në një video ku ndodhet në sallë operacioni, në këtë rast pa ndonjë mbrojtje, pa ndonjë pajisje mbrojtëse personale duke i shkelur të gjitha protokollet themelore”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi.com/
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...