Kancelari austriak Sebastian Kurz, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ndërsa gjatë ardhjes së tij është pritur në mënyrë solemne nga ana e përfaqësuesve qeveritare të Maqedonisë.
Por, ajo që ka rënë në sy të gazetarëve dhe opinionit është se në vend të flamurit të Austrisë përkrah atij të Maqedonisë, është ngritur flamuri i Letonisë, i cili është i ngjashëm me atë Austrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të pranishmëve gjatë ardhjes së Kurz, flamuri i vendosur ka qenë i Letonisë, ndërsa për këtë gabim është njoftuar edhe protokolli i Qeverisë së Maqedonisë, por akoma nuk ka reagim zyrtar.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha që ndodhi gjatë vizitës së Sebastian Kurz. Në konferencën e përbashkët që ai kishte me Zoran Zaevin, pati probleme me përkthimet, ndërsa Kurz nuk hezitoi të këshillonte Qeverinë e Maqedonisë që është mirë të kenë përkthyes që dinë deri 15 gjuhë të huaja.
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...