Kuvendi mbrëm me 81 vota “për” miratoi ndryshimet Kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Katër amendamentet gjegjësisht amandamenti 33, 34,35 dhe 36, u votuan në mënyrë unanime.
Kryeministrin Zoran Zaev dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, i kanë uruar personalitete të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski ka theksouar se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë jolegjitime dhe ka kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale.
Me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia merr emrin Repubika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të vlejë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa ndryshimet do të hynë në fuqi vetëm pas ratifikimit të protokollit nga ana e Greqisë, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...