Nga nesër (1 qershor) hyn në fuqi dispozita e re e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe terrorizmit financiar, me çka shuma maksimale ku mund të paguhet në para do të jetë 500 euro.
Që nga fillimi i vitit pagesa e lejuar në para ishte deri në 1.000 euro, ndërsa më herët, nga qershori i vitit 2018, ishte e lejuar deri në 2.000 euro, përcjell telegrafi maqedoni.
Nga Ministria e Financave thonë se dispozita ka për qëllim t’i detyrojë qytetarët të përdorin kartelat bankare dhe të paguajnë nëpërmjet bankës me qëllim që të parandalohet larja e parave dhe ekonomia e zezë.
Nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut kritikojnë se kjo masë është shumë kufizuese, duke theksuar shembujt e vendeve evropiane, ku kufizimi është disa mijëra euro.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...